Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla më e spikatur e artit për fëmijë në Pleven mbushi 30 vjet

4
Foto: art-kolorit.com

Për 30 vjet nxënësit e Shkollës Artistike në qytetin Pleven “Kolorit” janë dekoruar me më shumë se 7 000 çmime - të arta, të argjendta, të bronzta, çmime dhe certifikata nga konkurse në mbi 30 vende, njoftoi piktorja Maja Ananieva, udhëheqëse e shkollës. Mbi 200 janë ekspozitat vetjake të piktorëve të vegjël dhe të talentuar, ku 60 prej tyre janë në galeri prestigjioze, muze dhe ambasada në shtete të ndryshme.

“Qindra janë fëmijët nga atelieja krijuese të cilët kanë përfunduar shkollat e larta mësimore tek ne dhe jashtë shtetit, dhe tanimë janë krijues të afirmuar”, shtoi Ananieva e cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Piktura të fëmijëve nga “Kolorit” janë të përfshira në një kalendar të UNICEF-it. Një vepër e një fëmije nga shkolla është publikuar në një libër të artit figurativ në Japoni. Në lidhje me ditëlindjen e vet “Kolorit” prezanton një online ekspozitë me piktura të fëmijëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD