Në ndeshjen për titullin botëror të boksit në kategorinë e rëndë për profesionistë në sallën e Londrës “Wembley Arena” boksieri bullgar 39 vjeçar Kubrat Pulev humbi betejën kundër britanikut Anthony Joshua.
Në raundin e tretë Pulev arriti të rimëkëmbet pas goditjeve dhe dy nokdaunëve. Pas kësaj kishte dy raunde, kryesisht në klinç. Në raundin e tetë Pulev e goditi fortë Joshua në fytyrë me dorën e djathtë. Pasuan tre uppercuts radhazi nga ana e britanikut kundër boksierit bullgar dhe nokdaun i Pulevit në raundin e nëntë.
Pas ndeshjes bullgari njoftoi se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe kjo ka ndikuar mbi përgatitjen e tij për ndeshjen. Ai i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe besimin në fitoren e tij.
Kubrat Pulev është kampion evropian i boksit për profesionistë në kategorinë super të rëndë (2012) dhe kampion evropian i boksit tek të rinjtë (2009). Nga 30 ndeshje të luajtura ka 28 fitore dhe 2 humbje nga Vladimir Klitschko dhe Anthony Joshua.
Tani për tani nuk dihet nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Kubrat Pulevit. Ka shumë pak të ngjarë që bullgari të ketë shans të ri për titullin botëror në kategorinë e rëndë, sepse periudha që të bëhesh pretendues zyrtar për titullin zgjat të paktën 2 deri në 3 vjet.22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..