Në ndeshjen për titullin botëror të boksit në kategorinë e rëndë për profesionistë në sallën e Londrës “Wembley Arena” boksieri bullgar 39 vjeçar Kubrat Pulev humbi betejën kundër britanikut Anthony Joshua.
Në raundin e tretë Pulev arriti të rimëkëmbet pas goditjeve dhe dy nokdaunëve. Pas kësaj kishte dy raunde, kryesisht në klinç. Në raundin e tetë Pulev e goditi fortë Joshua në fytyrë me dorën e djathtë. Pasuan tre uppercuts radhazi nga ana e britanikut kundër boksierit bullgar dhe nokdaun i Pulevit në raundin e nëntë.
Pas ndeshjes bullgari njoftoi se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe kjo ka ndikuar mbi përgatitjen e tij për ndeshjen. Ai i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe besimin në fitoren e tij.
Kubrat Pulev është kampion evropian i boksit për profesionistë në kategorinë super të rëndë (2012) dhe kampion evropian i boksit tek të rinjtë (2009). Nga 30 ndeshje të luajtura ka 28 fitore dhe 2 humbje nga Vladimir Klitschko dhe Anthony Joshua.
Tani për tani nuk dihet nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Kubrat Pulevit. Ka shumë pak të ngjarë që bullgari të ketë shans të ri për titullin botëror në kategorinë e rëndë, sepse periudha që të bëhesh pretendues zyrtar për titullin zgjat të paktën 2 deri në 3 vjet.Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..