Si dhe ku në territorin e Bullgarisë të huajit mund të bëjnë PCR test?
Me një urdhër nga data 16 nëntor 2020 Ministri i Shëndetësisë shpalli 76 institucione mjekësore dhe shëndetësore dhe inspektorate regjionale shëndetësore, ku mund të zhvillohet analiza e specializuar mjekësore “Reaksioni zinxhir i polimerazës për zbulimin e Covid-19”. Ato ndodhen në Sofje, Varna, Stara Zagora, Burgas, Plovdiv, Pleven, Kërxhali, Razgrad, Ruse, Vraca, Silistra, Haskovo, Pernik, Veliko Tërnovo, Asenovgrad, Petriç, Montana, Sliven, Gabrovo, Shumen, Bllagoevgrad, Goce Dellçev dhe Panagjurishte, Karllovo, Smoljan.
Sa kushtojnë PCR testet e paguara dhe testet e shpejta për antitrupa të koronavirusit në Bullgari?
Të gjithë shtetasit – bullgarë e të huaj, po të kenë dëshirë mund të bëjnë test PCR me çmim mesatar prej 120 levash (61 euro), si dhe një test të shpejt për ekzistencën e antitrupave të koronavirusit, me vlerë rreth 30 leva (15 euro) në laboratorët e licencuar në territorin e vendit.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë Këngën më të re të artistes dhe këngëtare Ljudmilla Sllaneva – Lloko. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.20 – Lajmet 11.37 – Kënga e Ditës
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një nga këngët e bukura festive bullgare - "Krishtlindjet kanë ardhur" dhe intervistën me kompozitorin e saj, Dimitër Atanasov...
Të nderuar miq, duke qenë se jemi akoma në një atmosferë festive, programin për ditën e sotme do ta nisim së pari me një material që na transmeton frymën e Krishtlindjes në Sofje. Në materialin e dytë që kemi përgatitur për ju,..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë..
Në programin e sotëm të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë do t’ju prezantojmë arkitektin Naum..