Si dhe ku në territorin e Bullgarisë të huajit mund të bëjnë PCR test?
Me një urdhër nga data 16 nëntor 2020 Ministri i Shëndetësisë shpalli 76 institucione mjekësore dhe shëndetësore dhe inspektorate regjionale shëndetësore, ku mund të zhvillohet analiza e specializuar mjekësore “Reaksioni zinxhir i polimerazës për zbulimin e Covid-19”. Ato ndodhen në Sofje, Varna, Stara Zagora, Burgas, Plovdiv, Pleven, Kërxhali, Razgrad, Ruse, Vraca, Silistra, Haskovo, Pernik, Veliko Tërnovo, Asenovgrad, Petriç, Montana, Sliven, Gabrovo, Shumen, Bllagoevgrad, Goce Dellçev dhe Panagjurishte, Karllovo, Smoljan.

Sa kushtojnë PCR testet e paguara dhe testet e shpejta për antitrupa të koronavirusit në Bullgari?
Të gjithë shtetasit – bullgarë e të huaj, po të kenë dëshirë mund të bëjnë test PCR me çmim mesatar prej 120 levash (61 euro), si dhe një test të shpejt për ekzistencën e antitrupave të koronavirusit, me vlerë rreth 30 leva (15 euro) në laboratorët e licencuar në territorin e vendit.

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 7 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës do të zhyteni në dramën e vallëzimit “Nestinarka” të Marin Goleminovit. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 6 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë për muzeun kushtuar heroit të njohur letrar Xha Gano në fshatin Enina. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 5 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Rosni mi rosni, Rosice” në interpretim të grupit JazzBoree. Ju urojmë minuta të këndshme!..