Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I dhuruan Bullgarisë një pronë lidhur me jetën e revolucionarit Hristo Botev në fshatin Zadunaevka

Shtëpia e Botevit në Zadunaevka
Foto: arkiv

Qeveria miratoi zotërimin falas nga shteti bullgar të një dhurimi të ndërtesave në Ukrainë, në të cilat revolucionari dhe poet Hristo Botev jetoi dhe punoi në periudhën e viteve 1866-1867. Këtë e njoftoi qendra e shtypit pranë qeverisë. Ndërtesat do të bëhen pronë publike shtetërore dhe do të menaxhohen nga  Ministria e Arsimit.

Në vitin 2015, prona, e cila është në fshatin Zadunaevka, rajoni i Odesës, u riregjistrua te një noter shtetëror përmes marrëveshjeve të dhurimit midis pronares Maria Vakarenkova dhe Dimitër Tuçkovit - atëherë Konsull i Përgjithshëm i Bullgarisë në Odesë.

Pas rindërtimit të ndërtesave, Dimitër Tuçkov shprehu dëshirën e vet për t'ia dhuruar pronën falas shtetit bullgar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD

Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit

Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit  – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..

botuar më 25-08-18 4.55.PD