Kështu e përcakton veten e saj Rosica Dimitrova – travel blogger, fotografe dhe ....ëndërruese. Blogu i saj u dekorua në edicionin e sivjetshëm të Çmimeve të Ministrisë së Turizmit në kategorinë “internet blog” me artikullin “43 ide për shëtitje rreth qytetit Varna”.
Por përse Varna? Sepse ky është qyteti i saj i lindjes, dhe ajo e njeh “si pesë gishtat e dorës”. “Në postim ndalem në vende të preferuara përreth, të cilat nuk janë shumë të njohura. Si për shembull tempulli i vetmuar rreth fshatit Padina ose kriporet rreth qytetit Provadia.
Pohon se viti 2020 i shënuar nga pandemia ka qenë shkak t’i përkushtohet krejtësisht pasionit të saj – “të spiunojë” Hënën dhe të ndjekë yjet me ndihmën e objektivit të fotoaparatit.
Prej viteve Rosi merret në mënyrë pothuajse profesionale me fotografi. Fotografitë e saj na shpien në botë të largëta e të mëdha dhe na bëjnë të ëndërrojmë. Ajo është gati të kalojë vetë një natë të tërë në ndonjë vend të vetmuar larg qyteteve dhe fshatrave, e gllabëruar në qiell, vetëm e vetëm të mund të kapë me objektivin e vet konfiguracionin perfekt të yjeve.
“Çdo gjë bëhet me një planifikim serioz paraprak - tregon Rosi. Duhet të jetë një hënë e re ose Hëna të mos të jetë ngritur, të shkohet mjaftë herët, përpara perëndimit dhe të pritet disa orë përpara se Rruga e Qumështit të shkëlqejë me thelbin e saj, me qenë se qielli i natës lëviz. Të duhet një teknikë e mirë, me një objektiv të përshtatshëm.”
Ku në Bullgari qielli i natës është më i ndritshmi?
Më afër yjeve janë malet Rodopi, është kategorike Rosi. Aty qielli është i kristaltë, kurse yjet janë fare afër. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, për bregdetin verior të Detit të Zi dhe për më tepër Durankullak dhe Tjulenovo. Këto janë vendet e saj të preferuara për “kapjen e yjeve”. Sipas saj nuk ekziston një “fotografi e përsosur”, ajo është thjeshtë një joshje, një ëndërrim i cili nuk të jep qetësi. Pohon se një ekspeditë nën qiellin e hapur i kushton nga 5-6 orë qëndrim në një vend të larguar nga qytetërimi. “Zakonisht planifikimi më harxhon shumë orë, kurse përpunimi - të paktën një ditë!” - thotë Rosi.
Por, çfarë të themi për Hënën?
“Me Hënën madje është edhe më vështirë, sepse aty gjatë planifikimit kërkohet një precizitet edhe më i madh – deri në centimetër të kesh qëndruar dhe të kesh precizuar vendin e drejtë. Kjo është një kënaqësi e pashpjegueshme për mua dhe më sjell një kënaqje të madhe. Por gjithsesi duhet të kesh dhe ndonjë farë njohurish në astronomi, të lidhura me lëvizjen e qiellit të natës. Për shkak të Hënës duhej të mësoja disa detaje - kur dhe që ku ngrihet, si lëviz gjatë verës dhe gjatë dimrit. Tani gjatë dimrit thelbi i Rrugës së Qumështit nuk është i dukshëm, do të fillojë të duket në fund të muajit janar.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Rosica DimitrovaNë analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..
Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023). Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..