Prokuroria e specializuar ka ndërprerë hetimin e bazuar në regjistrimet audio të publikuara në media, në të cilat pohohet se dëgjohet zëri i Kryeministrit Bojko Borisov, njoftoi Prokuroria. Prokurori mbikëqyrës mendon se nuk ka prova të mjaftueshme për një krim me karakter të përgjithshëm.
Janë marrë në pyetje Bojko Borisov, kryeprokurori Ivan Geshev, ish kryeprokurori Sotir Cacarov, ish ministri i financave Vlladislav Goranov dhe tre zyrtarë të tjerë. Nuk është konstatuar ndërhyrje nga ana e Kryeministrit në punën e strukturave shtetërore. Nuk ka prova për biseda midis Borisovit dhe kryeministrave të Bavarisë, Polonisë dhe të Hungarisë, njoftoi BTA.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..