Në një protestë përpara Këshillit të Ministrave në Sofje, udhëheqësja e platformës civile "Ngrihu.BG" Maja Manollova kërkoi një moratorium mbi pagimin e faturave të nëntorit për ngrohje nga banorët e Sofjes. Sipas saj, duhet të ketë një moratorium të tillë deri në përfundimin e inspektimit të urdhëruar nga Ministri i Energjetikës kundër kompanisë "Topllofikacija" - Sofje mbi mënyrën e formimit të çmimeve. Protesta vazhdoi me një procesion drejt ndërtesës së Ministrisë së Energjetikës.
Një protestë u mbajt gjithashtu para Bashkisë së qytetit Plovdiv, ku pronarët e dyqaneve në qendrat tregtare dhe përfaqësuesit e restoranteve shprehën pakënaqësi nga humbjet që pësojnë për shkak të mbylljes së objekteve si pjesë e masave antiepidemike. Protestuesit thanë se nuk ishin dakord që masat të zbatoheshin për disa dhe jo për të tjerët.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..