Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar dhe ai maqedonas folën përmes Facebook

Foto: arkiv

Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë më të ngushtë, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov para homologut të tij maqedonas Zoran Zaev në Facebook me rastin e vendimit të Bullgarisë për të ndihmuar me vaksinat kundër COVID-19 për vendin fqinj.

Gjithashtu në Facebook Zaev u përgjigj se "ky akt është një demonstrim i miqësisë me popullin maqedonas dhe me të gjithë shtetasit e Maqedonisë Veriore." "Është me rëndësi që kjo ndodh në kohë shumë të vështira kur të dy kombet po përballen me valën e fuqishme të COVID-19," shkroi Zaev në profilin e tij.

"Situata është me të vërtetë e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Jeta e të gjithëve është më e rëndësishmja dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur atë " - komentoi Borisov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheljazko Radukov

“Bullgaria nuk mund të jetë një justifikim për mungesën e reformave”, tha ambasadori Radukov në Shkup

Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..

botuar më 25-11-19 12.16.MD

Gjykata Kushtetuese u shpreh për refuzimin e referendumit për euron

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..

botuar më 25-11-18 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..

botuar më 25-11-14 7.55.MD