Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë më të ngushtë, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov para homologut të tij maqedonas Zoran Zaev në Facebook me rastin e vendimit të Bullgarisë për të ndihmuar me vaksinat kundër COVID-19 për vendin fqinj.
Gjithashtu në Facebook Zaev u përgjigj se "ky akt është një demonstrim i miqësisë me popullin maqedonas dhe me të gjithë shtetasit e Maqedonisë Veriore." "Është me rëndësi që kjo ndodh në kohë shumë të vështira kur të dy kombet po përballen me valën e fuqishme të COVID-19," shkroi Zaev në profilin e tij.
"Situata është me të vërtetë e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Jeta e të gjithëve është më e rëndësishmja dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur atë " - komentoi Borisov.Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..