Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse përkujton Shën Naumin e Ohrit Çudibërësin - më i riu nga nxënësit e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Ai mori pjesë në misionin e Moravisë të Kirilit dhe Metodit. U shugurua prift në Romë nga Papa Adriani II. Pas vdekjes së Metodit në vitin 855 u kthye në Bullgari me Klementin dhe Angelarin dhe u bë një nga organizatorët më të frymëzuar të Shkollës Letrare Presllav.
Kur Klementi i Ohrit u bë peshkop i Drembicës në vitin 893, Naum mori pozicionin e tij të mësuesit në rrethin e Kutmiçevicës. Në vitin 905 ai krijoi një manastir, afër Liqenit të Ohrit, i cili sot është i njohur si "Shën Naumi". Ai vdiq më 23 dhjetor 910.Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..