Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miratuan zgjatjen e një pjese të masave antirkize

Foto: BTA

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh zgjati deri më 31 Mars 2021 veprimin e masës antikrize 60:40. Kjo vlen për punonjësit që kanë punuar me kohë të pjesshme nga 13 Mars deri më 31 Dhjetor 2020, kanë qenë në pushim të detyruar pa pagesë ose ishin në pushim për shkak të kufizimeve të përkohshme. Mbështetja shtetërore mbetet 60 për qind e të ardhurave të sigurimeve dhe 60 për qind e kontributeve të sigurimeve të paguara nga punëdhënësi. Nga 1 janari, shuma e kompensimit nën masën "Më ruaj" do të rritet. Në rast të qëndrimit të detyruar deri në 60 ditë në vend të 12 eurove në ditë do të jetë 75% e të ardhurave të sigurimit të punonjësit, transmetoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Gllavçev që të tërheqë marrëveshjen me Ukrainën

GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..

botuar më 24-12-18 6.38.MD

Në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun vendoset kontroll i përkohshëm kufitar

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...

botuar më 24-12-18 4.46.MD

KE identifikoi sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria

Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..

botuar më 24-12-18 4.39.MD