Fosile të gjetura në Bullgari tregojnë se Neandertalët dhe Homo sapiens kanë bashkëjetuar shumë më ngushtë sesa mendohej më parë, shkruan “Bild”.
Të dhënat e ADN-së nga kockat në shpellën “Baço Kiro” tregojnë se njeriu modern ka imigruar në Evropë jo 41 000 vjet më parë, por 8 000 vjet më parë. Gjetjet tregojnë se të dy speciet nuk kanë konkurruar për mbijetesë. Ata kanë jetuar së bashku dhe në paqe për më shumë se 300 breza dhe kanë banuar në të njëjtat shpella. Kanë krijuar familje dhe fëmijë të përbashkët. “Kjo është arsyeja se pse ne ende mbajmë deri në 4 për qind të gjeneve të Neandertalit", tha Jean-Jacques Hublin, drejtor i Institutit të Antropologjisë Evolucionare “Max Planck” në Lajpcig, transmetoi BGNES.
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..