Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inercia në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2020

Doc. Spas Tashev: Bullgaria duhet ta forcojë punën e vet ndër bashkësinë bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Foto: arkiv

Presidenca e Kroacisë e BE në fillim të vitit 2020 arriti të rinovojë politikën për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Kjo ndodhi pas pranimit të kushteve franceze që negociatat të jenë të kthyeshme dhe që në vetë fillimin vendet kandidate të përmbushin standardet për sundimin e ligjit. Komisioni Evropian shpalli si prioritet fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësimin e tyre në BE. Bullgaria e mirëpriti këtë dhe e ndërlidhi procesin me arritjen e rezultateve të prekshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadrin e zbatimit të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve tona nga viti 2017. U deklarua qartë se Shqipëria do të monitorohet për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare në vend.

Presidenca gjermane kërkoi që bisedimet me Republikën e Maqedonisë së Veriut të fillojnë deri në fund të vitit 2020. Gjatë muajit qershor BE-ja paralajmëroi se nuk do të jetë ndërmjetës në dialogun mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi regjional mbeten elemente të rëndësishme të procesit të zgjerimit. Kishte shumë shpresa se Presidenca e përbashkët bullgaro-maqedonase e Procesit të Berlinit do të krijonte një atmosferë pozitive për zgjidhjen e kazusit. Mirëpo takimi i liderëve në Sofje gjatë muajit nëntor mbaroi me nënshkrimin e një deklarate për krijimin e një Tregu të Përbashkët Regjional në Ballkanin Perëndimor dhe të një Deklarate sa i përket rendit të gjelbër ditor. Nuk u arrit përparim në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase dhe gjatë dhjetorit Bullgaria vendosi veto mbi fillimin teknik të integrimit.

Në një intervistë të dhen posaçërisht për Radio Bullgarinë studiuesi i regjionit ballkanik doc. Spas Tashev bën bilanc për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2020.

Shtetet kandidate duhet t’u përgjigjen kritereve të veçanta për anëtarësim. Është dukshëm se ato janë shumë larg zbatimit të tyre – komentoi doc. Spas Tashev. – Madje Serbia, e cila tashmë më shumë se 8 vjet po negocion me BE-në, nuk hap kapituj të rinj. Shtetet e tjera, si Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, janë edhe më prapa. Duhet të përgatitemi për një proces të gjatë, së pari të përgatitjes së fillimit të negociatave dhe pas kësaj të vetë zhvillimit të tyre.

Vitin që po shkon me pretekstin se do të ketë zgjedhje në Republikën e Maqedonisë së Veriut Komisioni i Përbashkët i Çështjeve Historike doli me argumentin se po pret mandat për vazhdimin e negociatave. U humb një vit. Zgjedhjet e ardhshme në Bullgari janë mundësia e radhës për Shkupin që të shtyjë vazhdimin e bisedimeve. Është fakt se po vazhdon shtypja e të drejtave të njeriut të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët megjithë represionet kanë ruajtur vetëdijen e tyre bullgare. Mendoj se kur këto fakte arrijnë deri tek partnerët tanë, ata do të mendojnë nëse ta përkrahin Shkupin apo jo.”

A ka hap të dobishëm? Bullgaria duhet të kërkojë aleat në paraqitjen e tezës së vet mbi kazusin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe në vend të parë këta janë vetë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mendon doc. Tashev.

“Kam banuar në Shkup 4 vjet. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka një vetëdije shumështresore, madje krizë të identitetit. Shumë njerëz i bëjnë pyetje vetes se çfarë janë mesazhet nga Bullgaria, të cilat në qoftë se nuk pranohen mirë, të paktën mund të pranohen me interes.

Me siguri Bullgaria duhet ta forcojë punën e vet ndër komunitetin bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe trashëgimtarët e emigracionit të vjetër bullgaro-maqedonas në SHBA dhe Kanada. Duhet të kontribuojë edhe për krijimin e mediave objektive, të kontrolluara nga shoqëria civile, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa lajme të rreme. Projekte të tilla mund të financohen edhe me mjete evropiane. Bullgaria ishte e pesta për nga investimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por firmat bullgare nuk iu drejtuan specialistëve atje, të cilët kanë mbaruar në Bullgari. U ndërpre lidhja mes shkencës dhe projekteve, gjë për të cilën sot nuk kemi prani të fortë mediale dhe ekonomike dhe përpjekjet tona nuk mund të kurorëzohen me sukses.”   

Në negociatat me BE-në Shqipëria është lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut. A mund të ndryshojë kjo?

Mendoj se sinjali i parë erdhi nga Sofja, kur autoritetet tona deklaruan se Shqipëria i zbaton kriteret në dallim të Shkupit dhe për këtë shkak ne i themi “po” Shqipërisë dhe “jo” Republikës së Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave. Duhet t’i kushtohet vëmendje faktorit shqiptar në Ballkan, i cili nuk është unik. Ka një ndryshim të madh në ndikimin politik nga Tirana dhe ish Jugosllavia. Idetë politike që qarkullojnë midis shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjenerohen nga Kosova. Në një masë të madhe intelektualët e sotëm shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë lindur në Kosovë. Ata nuk e njohin bashkëjetesën tradicionale midis bullgarëve të dikurshëm maqedonas dhe shqiptarëve maqedonas. Çelësi drejt stabilitetit në regjion është integrimi i Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë /domethënë i shteteve nga Korridori Nr. 8/, por me respektimin e ndërsjellë të interesave tona të përbashkëta.”

Mungesa e reformave, ose Çështja e Kosovës ndikojnë mbi procesin e integrimit evropian të Serbisë?

“Çështja e Kosovës u rëndon si një gurë mulliri politikanëve serbë – komentoi doc. Tashev. – Do të jetë shumë vështirë që serbët t’i ndërpresin lidhjet e tyre emocionale me Kosovën. Nga kjo pikëpamje proceset në Serbi dhe Maqedoni, si shtete trashëgimtare të hapësirës post-jugosllave, janë të ngjashme. Ishim dëshmitarë se si edhe në të dyja shtetet elitat politike deklaronin se dëshirojnë unitet në BE, por praktikisht me veprimet e tyre punojnë në një drejtim krejt të ndryshëm. Në Serbi ka politikanë të matur, të cilët përpiqen ta pakësojnë rëndësinë emocionale të faktorit kosovar. Por siç e shohim vetë shoqëria serbe nuk është e gatshme për këtë.” 

Cili është skenari më i keq për Ballkanin Perëndimor?

Skenari më i keq është politika pasive bullgare, e cila i ndjek ngjarjet dhe nuk gjeneron dituri politike – vë në dukje analizatori. – Të gjitha veprimet tona deri tani nuk janë shprehje e një strategjie sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, por në fakt përbëjnë shuarje zjarresh, të shkaktuara nga partnerët tanë politikë përtej kufirit. Është e dukshme se rruga në të cilën ecte Bullgaria deri tani nuk do të sjellë rezultatet e domosdoshme. Sepse një qëllim i politikës sonë të jashtme nuk duhet të jetë izolimi i Maqedonisë së Veriut nga një proces i tillë negociues për integrim, por më tepër duhet të krijojmë kushte të përshtatshme për fillimin e negociatave, duke mbrojtur edhe interesat tona kombëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD