Marrëveshjet me tokë u tkurrën gjatë 2020-ës, ndërsa çmimet u ulën, shpjegoi para programit “Horizont” të BNR-së Stajko Stajkov, kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Tokave Bujqësore. Tërë Bullgaria Lindore pësoi dëme për shkak të thatësirës dhe kjo stresoi tregun në Dobruxha. Çmimet atje janë nën 1000 euro për një dynym. Papritmas çmimet atje u barazuan me ato të tokës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Më e lirë është toka në Bullgarinë Jugore, në Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar. Atje nuk ka shumë oferta dhe në kohën e pandemisë ka zakonisht shitje të jashtëzakonshme.
Kundërshtimet mes organizatave të shumta profesionale pengojnë miratimin e një ligji të ri për tokën. Bullgaria është shteti i vetëm në BE pa Dhomë të Përbashkët Bujqësore, shtoi Stajkov.Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..