Marrëveshjet me tokë u tkurrën gjatë 2020-ës, ndërsa çmimet u ulën, shpjegoi para programit “Horizont” të BNR-së Stajko Stajkov, kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Tokave Bujqësore. Tërë Bullgaria Lindore pësoi dëme për shkak të thatësirës dhe kjo stresoi tregun në Dobruxha. Çmimet atje janë nën 1000 euro për një dynym. Papritmas çmimet atje u barazuan me ato të tokës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Më e lirë është toka në Bullgarinë Jugore, në Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar. Atje nuk ka shumë oferta dhe në kohën e pandemisë ka zakonisht shitje të jashtëzakonshme.
Kundërshtimet mes organizatave të shumta profesionale pengojnë miratimin e një ligji të ri për tokën. Bullgaria është shteti i vetëm në BE pa Dhomë të Përbashkët Bujqësore, shtoi Stajkov.Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë..