Bullgaria e mbaroi vitin dhe po e fillon vitin e ri me deficitin më të ulët në BE, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë një vizite të tij në Varna. Vendi ynë është me borxhin më të ulët të jashtëm në Evropë dhe i menaxhon më drejt financat e veta, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë krizës, theksoi Borisov. Ai është i bindur se koha do ta ripohojë këtë fakt, transmetoi BTA.
Në momentin e parë të mundur, kur presioni mbi spitale u pakësua nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt u kthyen në shkollë. “Në Vitin e Ri askush nuk ndjeu ndalime. Ndërsa në vendet fqinje të Bullgarisë kjo nuk ishte e mundur, atje nuk mund të dilnin nga shtëpia”, shtoi Kryeministri.
Ai bëri rekomandime për shumë optimizëm dhe vaksinim, që të dalë vendi më shpejt nga situata e vështirë.Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë..
Buxheti shtetëror i Bullgarisë për vitin aktual 2025 "nuk mjafton". Kemi lëshuar dreqin nga shishja, shteti kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë – alarmojnë ekspertët financiarë. Deri në fund të vitit ka mbetur pak kohë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha..
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..