Bullgaria e mbaroi vitin dhe po e fillon vitin e ri me deficitin më të ulët në BE, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë një vizite të tij në Varna. Vendi ynë është me borxhin më të ulët të jashtëm në Evropë dhe i menaxhon më drejt financat e veta, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë krizës, theksoi Borisov. Ai është i bindur se koha do ta ripohojë këtë fakt, transmetoi BTA.
Në momentin e parë të mundur, kur presioni mbi spitale u pakësua nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt u kthyen në shkollë. “Në Vitin e Ri askush nuk ndjeu ndalime. Ndërsa në vendet fqinje të Bullgarisë kjo nuk ishte e mundur, atje nuk mund të dilnin nga shtëpia”, shtoi Kryeministri.
Ai bëri rekomandime për shumë optimizëm dhe vaksinim, që të dalë vendi më shpejt nga situata e vështirë.Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..
Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna..