Hekurudhat Shtetërore Bullgare pritën vitin e ri me dy lokomotiva të reja me emra të udhëheqësve bullgarë Asparuh dhe Tervell. Këto janë lokomotivat e para të reja gjatë 30 viteve të fundit, transmetoi BNT.Ato janë krejtësisht të digjitalizuara me sisteme të sigurisë të brezit të fundit. Lokomotivat do të udhëtojnë në linjat nga Sofja deri në Varna dhe Burgas.
Hekurudhat Shtetërore Bullgare presin akoma 13 makina, të cilat do të mbërrijnë me etapa pas muajit shkurt.
Të gjitha ato do të jenë me emra të udhëheqësve bullgarë. Çdo makinë do të disponojë QR kod. Pas skanimit të tij me celularë pasagjerët do të mund të mësojnë fakte interesante historike për udhëheqësin përkatës bullgar.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..