Animatori, artist dhe regjisor bullgar Teodor Ushev kryeson listën e figurave më me ndikim në animacionin botëror në çerekshekullin e fundit. Njohja u mor në një sondazh ndërkombëtar midis 25 kritikëve kryesorë, gazetarëve, kuratorëve dhe drejtorëve të festivaleve nga e gjithë bota, njofton BTA, duke cituar informacion nga ekipi i artistit. Sondazhi u organizua nga kuratorët e Festivalit të Animacionit në Lleida (Animac) dhe e Qendrës Kulturore të Barcelonës. Menjëherë pas bullgarit renditen regjisorë si Regina Pessoa (Portugali), Koji Yamamura (Japoni) dhe Igor Kovalev (Rusi/SHBA).
Për 15 vitet e fundit, Teodor Ushev punon për Këshillin Kombëtar të Filmit të Kanadasë. Në biografinë e tij krijuese ai ka më shumë se 15 filma, të cilët i sollën atij mbi 200 çmime ndërkombëtare në të gjithë botën, përfshirë - nominim për Oskar.
Në fillim të karrierës së Teodor Ushevit një rol të rëndësishëm luajti edhe Radio Bullgaria. Më shumë mund të lexoni KËTU.
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..