Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti caktoi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare për datën 4 prill

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Në një fjalim të posaçëm ndaj bullgarëve Presidenti Rumen Radev shpalli se cakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare për datën 4 prill 2021, një javë pas datës së parë të mundshme pas skadimit të mandatit të Parlamentit, nënvizoi Kreu i Shtetit. Presidenti i falënderoi të gjithë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për konsultime për masat e domosdoshme gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.

“U theksua domosdoshmëria për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Po pres që ligjvënësi të shqyrtojë dhe të votojë gjithashtu propozime të tjera jo më pak të rëndësishme, si votimi me anë të postës i bullgarëve jashtë shtetit, të cilët në një sërë shtetesh do të hasen me vështirësi serioze, madje mund të mos kenë mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votimit; video-monitorimi në seksionet e zgjedhjeve dhe transmetimi i procesit të numërimit të fletëvotimeve dhe formimit të protokolleve zgjedhore; si dhe sigurimi i aksesit tek mediat i të gjitha palave që marrin pjesë në fushatën paraelektorale; heqja e numërimit me dorë të votave me makina”, tha Kreu i Shtetit.

“Ka konsensus se organet përgjegjëse duhet të shpallin sa më herët masa të qarta shëndetësore, të cilat kanë një rëndësi të madhe për fushatën paraelektorale, për tërheqjen e anëtarëve në komisionet zgjedhore dhe për aktivitetin zgjedhor”, deklaroi gjithashtu Radev. Kreu i Shtetit shtoi se po pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i aktualizojë listat elektorale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD