Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi energjetik i Bullgarisë është gati për acaret e pritura

Foto: BGNES

Sistemi energjetik i Bullgarisë ka kapacitete të mjaftueshme rezerve, që të reagojë në rast konsumi të lartë të rrymës elektrike gjatë ditëve në vijim, kur pritet një mot i ftohtë me temperatura deri në minus 12-13 gradë Celsius. Këtë e tha për BNR-në drejtori ekzekutiv i Operatorit të Energjisë Angelin Caçev.

Në dallim të viteve të kaluara deri tani rezerva ujore në vend është shumë e mirë. Uji në liqenet artificiale është mesatarisht mbi 70%.

Në orët pik afro 35% e prodhimit elektrik është nga centralet ujore elektrike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov

Bullgaria nuk pret ulje të presionit të migracionit nga Lindja e Mesme

Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov para Kuvendit Popullor. Ne bëjmë thirrje për..

botuar më 24-12-11 11.27.PD
Andrius Kubilius

Andrius Kubilius: NATO-s do t'i duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius Kubilius në një intervistë blitz për BNR - Horizont. Komisioneri Evropian kujton se, sipas shërbimeve të..

botuar më 24-12-11 9.42.PD

Parashikimi i motit për 11 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët pa reshje të konsiderueshme. Do të ketë edhe..

botuar më 24-12-10 7.35.MD