4 prilli u zgjodh nga Presidenti Rumen Radev për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas zhvillimit të konsultimeve të gjera, tha para BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova. Shtyrja me një javë e datës së parë të shpallur nga ai ishte e nevojshme për arritjen e “ndryshimeve të domosdoshme për zgjedhje të sigurta dhe transparente”.
Nënpresidentja sqaroi se Kreu i Shtetit ka filluar konsultimet me organizatat politike që gjatë dhjetorit, por qeveria dhe GERB nuk u janë përgjigjur ftesave.
Ilijana Jotova tha akoma se gjatë vitit të fundit po vëzhgohet një refuzim i heshtur për ndryshime serioze në legjislacion, që të ketë zgjedhje të ndershme, në të cilat të mund të marrin pjesë të gjithë shtetasit bullgarë. Nuk ka pasur edhe vullnet politik për organizimin e votimit të bashkësisë bullgare jashtë shtetit. “Në qoftë se në ditën e zgjedhjeve lejohen falsifikime dhe nuk aplikohet monitorimi me video “mund të ketë incidente të pakëndshme”, përgjithësoi ajo.Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje..