4 prilli u zgjodh nga Presidenti Rumen Radev për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas zhvillimit të konsultimeve të gjera, tha para BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova. Shtyrja me një javë e datës së parë të shpallur nga ai ishte e nevojshme për arritjen e “ndryshimeve të domosdoshme për zgjedhje të sigurta dhe transparente”.
Nënpresidentja sqaroi se Kreu i Shtetit ka filluar konsultimet me organizatat politike që gjatë dhjetorit, por qeveria dhe GERB nuk u janë përgjigjur ftesave.
Ilijana Jotova tha akoma se gjatë vitit të fundit po vëzhgohet një refuzim i heshtur për ndryshime serioze në legjislacion, që të ketë zgjedhje të ndershme, në të cilat të mund të marrin pjesë të gjithë shtetasit bullgarë. Nuk ka pasur edhe vullnet politik për organizimin e votimit të bashkësisë bullgare jashtë shtetit. “Në qoftë se në ditën e zgjedhjeve lejohen falsifikime dhe nuk aplikohet monitorimi me video “mund të ketë incidente të pakëndshme”, përgjithësoi ajo.Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të..