Qyteti Çepellare ndodhet buzë majës Meçi Çall në malin Rodope, ku është një nga shpatet më të mira të skive alpine në Bullgari. Zona shërbehet nga një teleferik me 718 metra denivelacion, i cili punon edhe verën. Nga maja Meçi Çall fillojnë disa shtigje të tjera skijimi me shkallë të ndryshme të vështirësisë dhe me një gjatësi totale prej 20 km. Vendi është një parajsë për skiatorët dhe snoubordistët!
Në qytezë ka dy muze – Muzeu i Skive, ku mund të njiheni me historinë e këtij sporti dhe me sukseset e skiatorëve bullgarë, dhe Muzeu i Karstit Rodopas me ekspozitën e tij unikale prej mineralesh dhe gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar, llojet e ndryshme të shkëmbinjve dhe formimeve karstike të zbuluara në shpellat e shumta në rajon.
Dhe diçka tjetër – në Çepllare jeton dhe punon gajdexhiu i njohur Ilija Uçikov.
Turistët vizitojnë punishten e tij, që të njihen me prodhimin e instrumentit të njohur rodopas.
Pse duhet ta vizitoni këtë qytezë të bukur – lexoni në artikullin “Çepellare – qyteti i skive dhe lavdisë olimpike” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: arkiv“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..