“Kujtim i përjetshëm i viktimave të regjimit komunist!”, shkroi kryeministri Bojko Borisov në Facebook në lidhje me ditën e nderimit të viktimave.
“76 vjet më parë, e ashtuquajtura “Gjykata e Popullit”, e cila nuk është as gjykatë e popullit dhe as gjykatë, dha fillimin e një prej proceseve më të errëta në historinë tonë. I paligjshëm, primitiv dhe i kontrolluar politikisht, ai likuidoi fizikisht një pjesë të elitës së kombit. Fatkeqësisht, ka akoma zëra se kjo vepër kriminale është “drejtësi e domosdoshme dhe e pashmangshme”, shkruan Borisovi.
“Kjo është arsyeja pse jam i kënaqur që përpjekjet tona dhanë rezultate dhe nxënësit e klasave të dhjetë po studiojnë tashmë historinë e komunizmit në Bullgari. Vetëm njohja objektive e së kaluarës mund të na japë mësimet e nevojshme për të ardhmen”, thekson kryeministri.
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..
Java e kaluar rezultoi praktikisht javë pushimi për deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, pasi gjatë tre ditëve të rregullta për seanca plenare – të mërkurën, të enjten dhe të premten – kuorumi nuk u arrit asnjëherë.Të..
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...