Çdo vit më shumë se 2000 fëmijë në Bullgari braktisen nga prindërit e tyre, shumica e tyre që në spitalin e lindjes. Dhe kjo është një tendencë e qëndrueshme gjatë 10 viteve të fundit. Situata e familjeve në rrezik është veçanërisht dramatike gjatë epidemisë së tanishme dhe krizës ekonomike në zhvillim, kur grupet e ndjeshme sociale bëhen edhe më të prekshme. Për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj fakteve shqetësuese të viteve të fundit, SOS Fshatrat e Fëmijëve - Bullgaria filluan fushatën "Bëhuni një gjigand". Një nga qëllimet e saj është të tërheqë njerëz që kanë mundësi të dhurojnë mjete financiare për fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror ose për ata që janë të rrezikuar për ta humbur.
Fytyra e fushatës, e cila do të zgjasë deri në fund të shkurtit, është muzikanti Svilen Noev. Ai ia dhuroi këngën e vet "Gjigandi" SOS Fshatrave të Fëmijëve – Bullgaria, organizata e parë civile në vendin tonë për mbrojtjen e të drejtave, e cila siguron kujdes të drejtpërdrejtë për fëmijët në rrezik. Në incizim marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi "Ostava", ku ai është frontman. Muzika dhe teksti janë të Svilenit, orkestrimi është i përbashkët. "Ndonjëherë jam vetëm, por e di që jam gjigand me ty", thuhet në tekstin e këngës. Autori thotë: "Unë besoj se çdo fëmijë mund të bëhet gjigand nëse ka mbështetjen e nevojshme. Shpresoj se fansat e mi dhe kushdo që ka mundësi do të mbështesë fëmijët në rrezik duke u bërë SOS mik".
Ju kujtojmë se SOS Fshatrat e Fëmijëve në Bullgari janë pjesë e familjes së madhe ndërkombëtare SOS Children’s Villages International, e cila kujdeset për gati 2 500 000 fëmijë në 136 vende të botës. Themeluar menjëherë pas ndryshimeve demokratike në Bullgari, shoqata siguron një familje dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror.
"Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj ne besojmë se çdo fëmijë do të rritet si një gjigand i madh dhe i fortë" - janë të bindur organizatorët.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”