Çdo vit në Bullgari lindin para kohe afro 6 mijë bebe, ose rreth 10% nga bebet e porsalindur në vend. Për shumicën e njerëzve, pamja e bebes së parakohshme është tmerruese, por për prindërit këto janë qeniet më të bukura, më ledhatuese e të vegjël , për të cilët jeta fillon me një dozë mjaft të madhe të luftës. Në këtë luftë për të shpëtuar marrin pjesë që të gjithë - dhe heronjtë e vegjël, dhe specialistët në pavijonet e neonatologjisë dhe familjet, përpara të cilave pyetjet, frikët dhe shpresat janë pafund.
Tamam përpara një viti, gjatë muajit shkurt, lind një ide për përkrahjen e prindërve me fëmijë të lindur para kohe. Bëhet fjalë për një iniciativë vullnetare, në sajë të së cilës të gjithë të përfshirë në problemet e bebeve të lindur para kohe mund të shpreh përkrahjen e vet nën formën e një gjesti të vogël ndaj familjeve të tyre. Organizator i fushatës është Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe”.
“Ideja qe të mbledhim 750 verore, siç ishin lindjet e parashikuara përpara kohe në pavijonet e neonatologjisë, tregon Monika Zllatanova nga Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe”. Për befasinë tonë më të madhe, veroret e mbledhura qenë shumë më tepër - 1300 copë. Atëherë i gjithë ky entuziazëm, i cili na pati pushtuar na bëri ta përsërisim iniciativën dhe sivjet. Entuziazmi na qe shkaktuar dhe nga fakti se që të gjithë e pranuan shumë personalisht kauzën.”
Ideja për veroret nuk është e rastit. Në fijet e tyre janë gërshetuar thirrje dhe urime për shëndet, ngrohtësi dhe urim për mirëqenie. Përveç se janë një tradite dhe pjesë nga folklori bullgar, fijet e bardha e të kuqe janë paralajmërueset e jetës së re e cila do të lindë si dhe shpresë për një të ardhme më të ndritshme. Kurse kur janë të përmbushura me dashurinë dhe uratat e atyre, të cilat i punojnë, veroret dhurojnë buzëqeshje, ngrohin zemrat dhe frymëzojnë me një besim në të mirën:
“Në fakt kërkesat nuk janë të shumta - vazhdon Monika Zllatanova. Ia kemi lënë imagjinatën e vullnetarëve të punojë me një forcë të plotë. Nuk kërkohet asgjë më tepër se duar të arta dhe materiale për punimin e tyre. Ideja është që ato të mos të jenë byzylykë, por më të mëdha si Pizho dhe Penda. Mund të jenë në madhësi të ndryshme. Kur i marrim ne ua varim kartolinave të posaçme, të cilat i kemi punuar. Në anën e prapme të kartolinës shkruajmë emrin e njeriut, i cili i ka punuar. Kjo me të vërtetë është diçka shumë personale. Kështu familjet e fëmijëve në neonatologji dinë se ndokush mendon për ta në këtë moment dhe i përkrah.”
Në rast se mblidhen më shumë verore, copat e tepërta do të shpallen për një shitje me karakter bamirës në përkrahje të veprimtarive në Fondacion.
Përpiloi: Darina Grigorova /Në bazë të intervistës së Veselina Millanovës, RKB-Programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe” dhe arkiv
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..