Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare. Projekti i quajtur "Traditat dhe zakonet e atdheut" u zbatua në kuadër të Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve Bullgare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
“Qëllimi kryesor i projektit është të ruajë nga harresa trashëgiminë kulturore të bullgarëve të Bosilegradit, duke u lënë brezave të ardhshëm gjurmë tekstuale dhe video të së kaluarës, traditave dhe zakoneve tona. Shpresojmë gjithashtu që pushtetarët në Bosilegrad, si dhe disa institucione dhe departamente shtetërore në Serbi dhe Bullgari, të bëhen më aktivë dhe më efektivë në gjetjen e zgjidhjeve për një jetë më të mirë dhe cilësore për ata pak banorë të mbetur në këto krahina", tha kryetari i Shoqatës "GLAS" (Zëri) Aleksandër Dimitrov.
Gjatë përgatitjes dhe xhirimit të video-raporteve nëpër fshatrat e Bosilegradit, ekipi i projektit udhëtoi mbi 500 km, bëri mbi 80 intervista me banorët vendas.
Lexoni më shumë:Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..