Për vit të dhjetë të radhës midis datës 7 dhe 14 shkurt tek ne do të zhvillohet Java Ndërkombëtare e Martesës. Iniciativa ka për qëllim të bashkojë përpjekjet publike, duke u ndihmuar çifteve të marrin vendimin më të rëndësishëm në jetën e vet dhe të formojnë një familje të suksesshme.
Java e martesave po kështu është shkak që bashkëshortët të dalin nga rutina e tyre e përditshme dhe të thellojnë afërsinë midis tyre. Që më datë 7 shkurt deri në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt, sajti i ngjarjes do të japë ide sesi çiftet të forcojnë dashurinë e vet, si të dëfrejnë bashkërisht dhe të zhvillojnë marrëdhënie të plotëvlefshme të përbashkëta. Janë parashikuar po kështu debate online, diskutime, konkurs, koncert, ekspozitë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasillevaKëtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..