Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët nga jashtë do të pushojnë tek ne me promovime speciale

Foto: Shoqëria Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve

Hotelet, restorantet dhe dyqanet bullgare do t’u ofrojnë zbritje të çmimeve të shërbimeve dhe produkteve të tyre bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacionin e tyre të pushimeve. Përfaqësuesit e pakicave etnike bullgare gjithashtu do të mund të përfitojnë nga ulja e çmimeve. Fushata titullohet "Ne po ju presim në shtëpi" dhe iniciatori i saj është Shoqëria Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve në partneritet me Ministrinë e Turizmit.

Fushata parashikon dhënien e kartave të posaçme prej programit të lojalitetit të Shoqërisë Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve. Ato do t’u sigurojnë pronarëve të tyre të drejtën e shfrytëzimit të zbritjeve përkatëse të çmimeve, të cilat do të arrijnë deri në 50%.

Kështu të gjithë bullgarët jashtë shtetit, që dëshirojnë të bëjnë pushime te ne, do të mund të përfitojnë nga çmimet më të ulëta në hotele, restorante, lokale, shtëpitë turistike, dyqanet për teknikë, pikat e karburantit etj.

Kërkesat për kartat në fjalë mund të deklarohen nga të gjitha klubet, shoqatat dhe komunitetet e bullgarëve në të gjithë botën.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD
Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD