Në Elbasan u zhvillua takimi përfundimtar në kuadrin e projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar me mjete të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, në të cilin u prezantua edicioni "Barrierat e Edukimit Gjithëpërfshirës në Bashkinë Elbasan”. Në aktivitetin në Elbasan ishin të pranishëm Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momçill Rajçevski, përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe të mediave.
Gjatë prezantimit drejtoresha e qendrës Fly for Life Blerina Boçi nënvizoi rëndësinë e sigurimit të aksesit të barabartë të të gjithë fëmijëve tek arsimi, si një premisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të zhvillimit të regjionit, duke e falënderuar shtetin bullgar për ndihmën e tij.
Nga ana e vet Ambasadori bullgar Momçill Rajçevski shprehu kënaqësi për veprimtarinë e qendrës Fly for Life për realizimin e suksesshëm të Projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, të siguruar nga Republika e Bullgarisë për Republikën e Shqipërisë. Ai shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të këmbimit të përvojës midis dy vendeve tona mbi çështje të rëndësishme sociale dhe arsimore.
Informacioni është i MPJ-së së Bullgarisë.Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..