Në Elbasan u zhvillua takimi përfundimtar në kuadrin e projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar me mjete të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, në të cilin u prezantua edicioni "Barrierat e Edukimit Gjithëpërfshirës në Bashkinë Elbasan”. Në aktivitetin në Elbasan ishin të pranishëm Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momçill Rajçevski, përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe të mediave.
Gjatë prezantimit drejtoresha e qendrës Fly for Life Blerina Boçi nënvizoi rëndësinë e sigurimit të aksesit të barabartë të të gjithë fëmijëve tek arsimi, si një premisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të zhvillimit të regjionit, duke e falënderuar shtetin bullgar për ndihmën e tij.
Nga ana e vet Ambasadori bullgar Momçill Rajçevski shprehu kënaqësi për veprimtarinë e qendrës Fly for Life për realizimin e suksesshëm të Projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, të siguruar nga Republika e Bullgarisë për Republikën e Shqipërisë. Ai shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të këmbimit të përvojës midis dy vendeve tona mbi çështje të rëndësishme sociale dhe arsimore.
Informacioni është i MPJ-së së Bullgarisë.Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..