Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur robotët shpëtojnë jetë dhe ndërmarrje

Foto: ЕPА/BGNES

Kur kontakti midis njerëzve duhet të jetë minimal robotët shpëtojnë jetë dhe ndërmarrje. Sidoqoftë kur kriza me koronavirusin do të mbarojë a nuk do të rrisin prapë papunësinë?

Gjithnjë e më shumë veprimet tona të përditshme po automatizohen, për më tepër – robotizohen. Vitet e fundit po rritet interesi ndaj “makinave të urta”, të cilat mund të kryejnë një pjesë prej punës së mërzitshme shtëpiake. Dhe një nga prognozat më të përhapura për të ardhmen se teknologjitë do të depërtojnë gjerësisht në përditshmen e njerëzve po realizohet.

Vallë, a e përshpejtoi pandemia depërtimin e këtyre makinave në jetën tonë?

Çavdar Kostadinov

“Kjo ndoshta është ana pozitive e kësaj pandemie, të cilën e përjetojmë – komentoi inxhinieri Çavdar Kostadinov nga Klubi “Robotikë” pranë Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin Ruse. – Kjo bëri të mundur që mbi robotët shtëpiak të shikohet nga një këndvështrim tjetër, sepse gjërat janë të ndryshme për ata industrialë dhe special. U duk se ka shumë punë të cilën ata mund të bëjnë dhe përkatësisht se shumë firma i ofrojnë ata. Nuk do të thosha se kjo është mirë për njerëzit. Gjithçka është individuale. Për momentin shumica prej nesh gëzohen të bëjnë gjëra të vogla dhe të bezdisshme në shtëpi. Kjo perceptohet ndryshe nga njerëzit – disa janë të kënaqur se ka dikush që i zëvendëson, ndërsa të tjerë nuk duan që ndonjëri tjetër ta kryejë këtë punë. Po flas në kontekstin e pandemisë dhe të izolimit të imponuar.”

Kur mund të na krijojnë probleme robotët?

“Problemet mund të linden gjithmonë. Përveç teknike ato mund të jenë në komunikimin njeri - makinë. Ato makina në praktikë tani për tani zëvendësojnë njerëzit kryesisht në shtëpi. Edhe modelet më të reja të automobilave gjithashtu mund të pranohen si robotë, pasi ato kanë një pjesë të madhe të elementeve të një roboti – sensorë, drejtim dhe kontroll, disa mund të punojnë në mënyrë të pavarur deri në një farë mase. Posaçërisht për veturat tani po diskutohet nëse makinat e ardhshme do të ofrojnë mundësi për t’i drejtuar ato.

Inxhinieri Çavdar Kostadinov është i bindur sesa e mirë të jetë një makinë, ajo ka nevojë për mirëmbajtje, pra ajo akoma nuk mund të punojë pa njeriun. Por kjo punë shkon në një nivel tjetër, kërkon aftësi të veçanta, njohuri, përvojë, të cilat nuk fitohen menjëherë por ka nevojë për një mësim të gjatë. Përsa i përket domosdoshmërisë së teknologjive të reja në situata të tilla të jashtëzakonshme inxhinieri Kostadinov është kategorik:

“Të paktën të lehtësohet puna e njerëzve që janë në zonën e rrezikut ku ka virus dhe mund të infektohen, do të thotë që i ndihmojmë këta njerëz. Mundësitë janë të shumta, dhe pyetja është nëse spitalet dhe klinikat mund t’i përdorin ato, nëse e dinë që ekzistojnë dhe nëse mund t’i përballojnë shpenzimet për ta.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..

botuar më 25-10-27 5.54.MD

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..

botuar më 25-10-27 11.46.PD