Fjala e vjetër bullgare “vedam”, e cila do të thotë “di” qëndron në themel të emërtimit të njërit prej punimeve interesante të një dhome virtuale të mësimit. Ai quhet VEDAMO dhe është i krijuar krejtësisht prej një ekipi bullgar gjatë vitit 2013. Platforma , e cila është mes të miratuarave zyrtarisht nga Ministria bullgare e Arsimit dhe Shkencës, tanimë është përkthyer në dhjetë gjuhë, në vende të ndryshme nga Lindja e Mesme dhe përdoret nga mbi 20 000 konsumatorë jashtë shtetit, përfshi dhe nga një shkollë për arte të bukura në Nju Jork. Posaçërisht aty aktualisht po zhvillohet një trajnim hibrid, ku një pjesë nga nxënësit janë në klasën e mësimit, kurse pjesa tjetër-online. Modeli i përdorur propozon lidhjen e dërrasës interaktive në dhomën tradicionale të mësimit “dërrasa e bardhë” në platformë - saktësoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Svetllana Savova nga ekipi i platformës. Prioritetet e përpunimit bullgar janë se propozon kushte për një mësimdhënie individuale dhe punim në grup, të afërta me kushtet tradicionale të mësimdhënies.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..