Kompleksi në Detin e Zi është në krye të klasifikimit të Postave Britanike për vendpushimet më të leverdishme në Evropë gjatë vitit 2021. Klasifikimi përgatitet sipas çmimeve të 8 produkteve të njohura dhe atraksioneve gjatë kohës së pushimeve kundrejt kursit të këmbimit të paundit, ve në dukje ”Daily Mail”.
Nëse gjatë vitit të kaluar në Sllënçev Brjag vizita e dy vetave në restorant /përfshin darkë me një shishe me verë/, plus kafe, birrë, pije me gaz, ujë mineral, një krem të vogël për mbrojtje nga dielli me faktor dhe një ilaç kundra mushkonjave kanë kushtuar përgjithësisht 30,68 paund, gjatë vitit 2021, çmimi i shportës së konsumit në fjalë ka rënë deri më 27,71 paund, që është me 11,2% më pak. Kjo e bën vendpushimin Sllënçev Brjag, më të lirin për turistët britanikë në Evropë.
”Daily Mail” shton se, kompleksi më i madh detar në Bullgari propozon diell, gjire me rërë dhe barre të gjallëruara në vijë të parë me birrë të lirë.

Menjëherë pas Bullgarisë në renditje është Turqia me vendpushimin Marmaris, pasuar nga Algarve në Portugali dhe Costa del Sol në Spanjë.
Ndërkohë asnjë nuk e merr përsipër të prognozojë nëse britanikët do të arrijnë deri tek vendpushimet në fjalë gjatë kësaj vere. Çdo gjë varet nga zhvillimi i pandemisë dhe marrëveshjet midis shteteve të ndryshme për udhëtimet turistike. Botimi britanik rikujton se, nga data 2 korrik nga aeroporti Gatwick / Londër do të rifillojnë fluturimet me kosto të ulët për në Sllënçev Brjag, ku bileta vajtje ardhje do të kushtojë 59 lira.
Atraksionet të cilat ”Daily Mail” i rekomandon shumë në Sllënçev Brjag gjatë kësaj vere janë shëtitje-krocier me katamaran për vërejtjen e delfinëve dhe banja dielli në plazh.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Archiv, BGNES
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..