Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota Ortodokse po fillon kreshmën më të gjatë të vitit

Foto: arkiv

Sot është dita e parë nga kreshmët më të gjata për bullgarët besimtarë ortodoks. Sivjet Pashka ortodokse është më 2 maj, kurse kreshma me rastin e Pashkës fillon 40 ditë përpara Festës - më datë 15 mars. Kjo është kreshma më e gjatë dhe më e rreptë në ortodoksi e quajtur kreshma 40 ditësh.  

Ky abstenim nga ushqimi i yndyrshëm është i vendosur nga kisha e krishterë për kujtim të agjërimit 40 ditësh të Jezu Krishtit në shkretëtirë. Krahas me abstenimin prej ushqimeve me një prejardhje shtazore, kreshma e krishterë  do të thotë dhe një abstenim prej mendimeve, fjalëve dhe veprave të këqija dhe mëkatare. Kështu mëkatarët mund të pendohen dhe të pastrojnë shpirtrat dhe trupat e tyre dhe të përgatiten denjësisht për pritjen e Pashkës.

Gjatë Kreshmës së Madhe të Pashkëve, çdo javë i kushtohet një ngjarjeje ose një personaliteti, veprat e të cilit drejtojnë thirrje për përulje dhe pendim. Gjatë javës së parë nga kreshma kufizimet janë më të rrepta, kurse shërbesat në kishë  -më të gjata. Atëherë shenjtërohet gruri i zier, që përgatitet për nder e kujtim të dëshmorit të madh Teodor Tiron /festa e të cilit e lëvizshme sivjet bie më 20 mars/. Në traditën tonë popullore kjo ditë është e njohur si dita e Shën Theodhorit

Java e fundit e Kreshmës së Madhe të Pashkës është e kombinuar me javën e vuajtjeve të Krishtit, në të cilën përmenden ngjarjet e fundit nga jeta tokësore e Krishtit, më në veçanti vuajtjet e Tij, vdekja dhe varrimi.  Prandaj ajo quhet Java e Shenjtë, java me më shumë pasione, me fjalë të tjera Java e Vuajtjeve.

Akoma për këtë periudhë të një përulësie dhe kufizime, që fillon në jetën e të krishterëve ortodoks që sot, lexoni në Kreshmat – në jetën e përditshme dhe festive të bullgaritnga koleksioni i Radio bullgarisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD

Tre këndvështrime të historianëve bullgarë mbi Bashkimin e Bullgarisë në vitin 1885

Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..

botuar më 25-09-06 5.30.PD