Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrat e Bullgarisë Bojko Borisov, të Letonisë Arturs Krishjanis Karinsh, të Sllovenisë Janez Jansha, të Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe të Republikës Çeke Andrej Babish shprehën pakënaqësi me ndarjen e pabarabartë të vaksinave midis vendeve anëtare të BE. Kjo ndodhi sot në një takim pune të gjashtë udhëheqësve në Vjenë.
Sebastian Kurz theksoi se ai ra dakord me presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për të korrigjuar ndarjen.
Më parë, qendra e shtypit pranë qeverisë bullgare njoftoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që furnizimi i vaksinave për shtetet anëtare të kryhet njëkohësisht dhe në proporcion me popullsinë, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv i njëkohshëm për të gjithë BE-në.
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas Weitz) kërkoi dhe mori në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian shtyrjen e votimit..
Kontrata për ndërtimin e njësive të 7-të dhe 8-të të Centralit Atomik "Kozlloduj" duhet të nënshkruhet deri në fund të vitit 2026, njoftoi ministri i energjisë Zheço Stankov në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare Bërthamore "Energjetika Bërthamore..
Është koha të dalim para popullit bullgar dhe të dëgjojmë se çfarë do të thotë - populli bullgar thotë "po" për levën dhe "jo" për euron, thotë se duhet të jetë pyetur, tha në një deklaratë nga foltorja parlamentare kryetari i Grupit Parlamentar..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të..
Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por..