Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katrin Canev zgjedh jetën bujqësore përpara një karriere në OKB

Foto: arkiv personal

Dikur stërgjyshi i saj ka qenë kryebashkiak i fshatit Todorovo në rrethin e qytetit Pleven, sot trashëgimtarja kozmopolite e familjes dhe e fisit po e braktis karrierën e vet prestigjioze në OKB, që të mund të mbjellë dhe ajo aty farërat e veta. Katrin Canev e lindur nga një nënë gjermane dhe baba bullgar, jeton jetë paralele siç i pëlqen të shprehet, dhe shumë shpesh fluturon nga Gjeneva, ku punon bashkëshorti i saj, deri në fermën e saj biologjike personale në fshatin bullgar, të cilin e ndien si të vetin për shkak të forcës së gjakut.

Tanimë katër vjet me radhë fermerja e re organike rrit perime, fruta dhe limec në fushat në fshatin Todorovo.


“Projekti im në Bullgari filloi kur erdha për herë të parë në fshatin Todorovo-tregon Katrin Canev përpara Radios Kombëtare Bullgare. Gjatë kësaj kohe studioja në universitet dhe merresha me ndryshimet social-ekonomike dhe ekologjike në shtetet postkomuniste. Fshati Todorovo qe shembull për këtë sesi bujqësia pas komunizmit dhe industrializimit ka mbetur i shkëputur nga njerëzit - dhe jo vetëm se nuk sjell dobi të shumta, por madje e dëmton mjedisin.  Atëherë lindi ideja që në ndonjë farë mënyre të kontribuojë që kjo të ndryshojë. Dhe kur fillova të punoj në OKB mbi temat e bujqësisë së qëndrueshme, vendosa të kapem me të në bazë të një mënyre, e cila të jetë e dobishme për njerëzit dhe për natyrën. Kështu unë krijova kopshtet e mia të para në Todorovo dhe u ndodha në fshatin bullgar .”



Kur kapet pas idesë të realizojë ëndrrat e saj bujqësore, Katrit Canev e kupton se ka nevojë për ndihmë. Dhe ajo e gjen në fytyrën e romëve në fshat. Pjesa më e madhe prej tyre  nuk e njohin alfabetin, prandaj dhe u merr një mësues privat, i cili të punojë me ta. “Ne na duheshin jo vetëm punonjës të thjeshtë por dhe njerëz të aftë  të cilët të merren me dokumentacionin, të bisedojnë me klientët dhe ne i arsimuam”, thotë ajo. Tani nëpunësit e Katrinës lexojnë dhe shkruajnë, plotësojnë fletët dhe tabelat Excel, komunikojnë përmes mediave sociale dhe janë “shumë të suksesshëm  në të gjitha këto”.



Tani për tani Katrin Canev mbështetet më tepër tek të ardhurat e veta personale me një përjashtim - ka realizuar një projekt të vogël për një bujqësi të qëndrueshme përmes financimit nga Instituti Evropian për Inovacione dhe Teknologji.

Në rolin e saj si një sipërmarrës social, Katrin Canev jo vetëm se u zgjat dorë njerëzve nga një grup i prekshëm, por formon një bujqësi të qëndrueshme, e cila nuk e shteron tokën, nuk e shkatërron larminë biologjike, por përkundrazi - i rikthen burimet natyrore.


Ne bëmë një pure të veçantë të gulashit me patate të ëmbla dhe arra të bluara “Ne bëmë një pure të veçantë nga gulia /mollë toke/ me patate të ëmbla dhe arra të bluara - tregon akoma Katrin Canev. Frymëzimin për këtë projekt, të realizuar bashkë me Universitetin e Teknologjive të Ushqimit në Plovdiv, erdhi nga puna me 15 pensionistë bullgarë. Detyra jonë qe të krijojmë produkte ushqimore inovative, të përshtatshme për njerëzit e moshuar.

Vetë ata dhanë disa ide dhe mbi bazën e tyre vendosëm që të zhvillojmë produktin nga gulia /mollë toke/ - një bimë e qëndrueshme dhe e dobishme, e cila nuk është shumë mirë e njohur. Por është e dobishme dhe rritet shumë lehtë, pa e varfëruar dhe sforcuar tokën. Patatja e ëmbël dhe arrat po kështu janë jashtëzakonisht të dobishme, por duhet të propozohen në formë , në të cilën çdo njeri plak të mund ta konsumojë. Kështu lindi ideja për purenë dhe shpresojmë që gjatë këtij viti ta lëshojmë në treg.”


Pak nga pak  Katrin Canev e zgjeron ekonominë e saj, duke krijuar kopshtet e saj prej mollëve, qershive dhe perimeve në fshatin Debnevo në rajonin e qytetit Trojan, mali Stara Pllanina. Aty ajo po krijon dhe kamping ekologjik, në të cilin çdo një është i mirëseardhur që të mund të njihet me bujqësinë e qëndrueshme dhe të mund të afrohet me tokën. 

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Svetllana Diçevës nga BNR-Programi “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD