Të guximshme, të gjalla, shumëngjyrëshe, ekstravagante, të cilat përputhen me një përpikëri të madhe me kompozicionet e jashtëzakonshme të gjimnasteve bullgare - të tilla janë veshjet, me të cilat sportistet tona dalin me një krenari të madhe në qilim dhe ngjiten në shkallën e nderit. Ne e mirëpresim secilën prej shfaqjeve të tyre të shkëlqyera pa marrë frymë, por shumë rrallë i drejtojmë vetes pyetjen, se kush qëndron pas këtyre kostumeve përrallore të skuadrës kombëtare të gjimnastikës ritmike.
Veshjet e sofistikuar janë vepër e dizajnjeres nga Varna Nevjana Bratanova.
Në fillim fare ajo krijon kostume për klubet vendase të gjimnastikës ritmike, të baletit dhe të notit të sinkronizuar, kurse puna e saj me skuadrën kombëtare të gjimnastikës ritmike fillon fare rastësisht gjatë vitit 2012. Në vitin 2016 femrat dhe vajzat e fillojnë sezonin me veshjet e Nevenës, kurse më vonë ekipi i saj fillon të punojë dhe kostume përansamblet.
“Mundohemi të përdorim materiale me cilësi, përfshijmë dhe materiale të reja si thumba, zinxhirë e të tjera - sqaron dizajnjerja. Mundohemi që të ikim nga veshjet standarde për gjimnastikë, kërkojmë diçka shumë më të veçantë. Më e vështira për ne është të saktësojmë modelet, sepse duhet të marrim parasysh shumë gjëra, kështu që të mund të krijojmë një vizion maksimalisht të mirë të veshjes si një rezultat final”.
Dizajni dhe ngjyrat varen, në vend të parë nga muzika dhe nga stili i gjimnastes, ngjyrat e veglave si dhe nga dëshira e trajnerëve. Nganjëherë vajzat frymëzohen prej modeleve të dizajnjerëve të njohur dhe atëherë Nevjana Bratanova përgatit skica, për të saktësuar sesi duken gjërat në final. Sepse tek ato veshje po kështu ka tendenca të modës. “Tani ato janë pa mëngë ose me një mëngë të vetme, pa jakë, madje dhe pa fund, gjë e cila përpara viteve do të na ngjante mjaft absurde”-tregon Nevena.
Gjatë vitit 2017 në anketën e faqes për gjimnastikë ritmike The Knotted Ribbon për “Veshje më të bukur” kostumet individuale të Nevjana Bratanovës të gjitha zënë vendet e para.
“Bukuri hyjnore, e mahnitshme, magjike, fine, kryevepër”- këto janë vetëm një pjesë e vogël nga komentet lidhura me veshjet, që qe treguar për herë të parë në turneun në Moskë (në shkurt 2021) dhe shkaktoi një habi të vërtetë. Gërshetimi tepër i veçantë i elementeve nga qëndisja popullore u bëri një përshtypje të madhe komentuesve rus: “Një kombinim i pazakonshëm të veshjes me kostum popullor bullgar, një qasje shumë interesante. Është shumë gjë e mirë dhe e këndshme kur gjimnastet në disa nga kombinimet e tyre përfshijnë dhe tematikën kombëtare, kjo është shumë e ndjeshme dhe kjo duket dhe në paraqitjet e tyre”-shënuan ata.
Për Kupën Botërore në Sofje (26-28 mars 2021) dizajnjerja kërkoi zgjidhje të ndryshme, të guximshme, jo standarde madje dhe ekstravagante. Befasia e madhe ishin veshjet për kompozicionin e ri të ansamblit të vajzave.
“Kur gjimnastet dalin në qilim, ne fare nuk mendojmë për punën tonë, por shikojmë që ato të mund të luajnë kompozicionet e tyre pa gabim - pohon dizajnjerja . Jemi shumë të lumtur dhe shumë krenare, se na jepet mundësia të kujdesemi për pamjen dhe vizionin e sportisteve tona kombëtare të gjimnastikës ritmike dhe puna jonë të shikohet në ngjarjet më të mëdha sportive”.
Foto: fbgr.org, Nevjana Bratanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..