2 prilli është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë. Data u zgjodh sepse atëherë ka lindur Hans Christian Andersen. Këtë vit ngjarja botërore organizohet nga Shtetet e Bashkuara të cilat kanë vendosur që ajo të kalojë me moton "Muzika e Fjalëve".
Këtë ditë Këshilli Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Cyrih shpall fituesin e Çmimit Andersen, të quajtur Çmimi i Vogël Nobel. Këtë vit midis të nominuarve për çmimin është shkrimtarja bullgare Julia Spiridonova.
Dita e Librit për Fëmijë festohet me një numër ngjarjesh në Bullgari, shumë prej të cilave mbahen në distancë për shkak të pandemisë.
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..
Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..