Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrje më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare

| rinovuar më 21-04-04 7.15.MD

Nuk do të ketë zgjatje të ditës zgjedhore – ajo mbaron në orën 20.00. Në qoftë se para seksioneve ka njerëz që dëshirojnë të votojnë, votimi mund të vazhdojë jo më vonë se ora 21.00. Këtë e bënë të ditur zëdhënësit e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Pjesëmarrja elektorale ka arritur në 38.2 për qind rreth orës 17.00, vuri në dukje agjencia sociologjike Gallup për Radion Kombëtare Bullgare. Numri i votuesve vazhdon të mbetet prapa me rreth 4 për qind krahasuar me të dhënat e votimit të mëparshëm parlamentar.

Pak më shumë se 30 për qind është pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare te ora 15.00, sipas agjencisë “Gallup”. Sociologu Svetlin Taçev sqaroi se kjo është 4 për qind më pak se në vitin 2017.

Rreth 22 për qind ishte pjesëmarrja elektorale te ora 13.00 pasdite, sipas të dhënave nga sondazhi i agjencisë sociologjike “Gallup”. Për krahasim - në këtë kohë të zgjedhjeve në 2017 pjesëmarrja ishte mbi 25 për qind, tha para BNR Janica Petkova nga “Gallup”.

Petkova sqaroi se deri më tani votojnë më shumë njerëz në moshë aktive, veçanërisht ata mbi 30 vjeç. “Më së shumti votuan ata në moshë midis 30 dhe 60 vjeç.” Para BNR ajo shtoi se kësaj here numërimi i votave do të jetë më i ngadaltë sepse kësaj here protokollet janë më të ndërlikuara.

KQZ raportoi 18.9 për qind pjesëmarrje zgjedhore te ora 12.00, orë lokale. Deri në orën 10:00 të mëngjesit pjesëmarrja elektorale në të gjithë vendin ishte 7.6 për qind. Pjesëmarrja është me 0.8 për qind më e ulët se në të njëjtën kohë në votimin e mëparshëm parlamentar në 2017. Pjesëmarrja më e ulët është në qytetin Silistra - 4 për qind, dhe më e larta në Montana dhe Vraca me 11 për qind.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët këmbëngulin për kushte humane në strehimoret komunale

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..

botuar më 24-12-23 12.08.MD

Një sezon i suksesshëm dimëror pritet në Pamporovo

Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të borës, ministri i turizmit Evtim Milloshev para BNT shprehu shpresën se sezoni do të jetë i fortë për..

botuar më 24-12-23 11.47.PD
Valeri Hajer

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..

botuar më 24-12-23 8.38.PD