Partia Socialiste Bullgare /BSP/ refuzoi të komentojë rezultatet e exit-poll-it të agjencive sociologjike, njoftoi reporteri ynë Daniel Inkov. Sipas të dhënave të “Gallup”, partia "Ka një popull të tillë" papritur u shfaq si forca e dytë politike, përpara BSP.
BSP njoftoi se do të zhvillojnë një numërim paralel.
Udhëheqja e BSP kishte thënë se do të luftojë për t’u bërë forca e parë në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor, por nëse konfirmohen rezultatet paraprake do të jenë forca e tretë.
Ka shumë të ngjarë të ketë zgjedhje të reja, vuri në dukje lideri i VMRO-s Krasimir Karakaçanov para korrespondentes sonë në Pleven Llatinka Svetozarova. “Për fat të keq ndoshta nuk do të mund të formohet qeveri dhe do të duhet të zhvillohen zgjedhje të reja” – shtoi ai. Karakaçanov nënvizoi se VMRO nuk do të marrë pjesë në një qeveri me DPS (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari).
Sllavi Trifonov – lideri i partisë “Ka një popull të tillë”, shkroi në profilin e vet në Facebook se ka simptoma të Covid-19 dhe është izoluar. Ai nënvizoi rëndësinë e rezultateve të zgjedhjeve të sotme, sepse sipas fjalëve të tij, fituesit janë zgjedhësit.
Nuk është e mundur të ketë kabinet të katërt të Bojko Borisovit, deklaroi në eterin e BNR-së Maja Manollva, liderja e formacionit “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” Sipas fjalëve të Manollovës forca politike e protestës është fituesi i madh në zgjedhjet parlamentare.
20-30 veta kanë dalë për të protestuar para centralit të GERB-it, transmetoi reporterja jonë Violeta Shikova. Protestuesit, të udhëhequr nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të bashkuar nga iniciativa civile "Sistemi po na vret", brohorisnin "Poshtë GERB".
“Koalicioni GERB-SDS” nuk duhet të rikujtojë çdo herë se i fiton zgjedhjet për të 14-ën herë me radhë” – deklaroi Ljuben Dillov nga koalicioni. “Fituesit më të mëdhenj janë bullgarët, të cilët dolën për të votuar megjithë Covid-19”, shtoi Dillov, sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme do të ishin shumë të shtrenjta për vendin tonë.
“Unë ju propozojë paqe – t’i emërojmë ekspertët dhe ta ndërmarrim përgjegjësinë, që të dalim nga pandemia deri në dhjetor” – deklaroi Borisov.
“Në vend që të flasim se kush është më i madhi le të mendojmë se si të jemi më të konsoliduar, sepse bota na shikon”, - deklaroi Bojko Borisov në komentin e tij të parë në Facebook.
“A ka ndonjë, i cili të ketë përballuar 3 kriza – atë ekonomiko-financiare, krizën e migracionit dhe pandeminë” – pyeti ai në mëynrë retorike.
Njerëzit votuan për ndryshim në këto zgjedhje. Këtë e bëri të ditur kryetari i DPS Mustafa Karadajë në konferencën e shtypit këtë natë.Para BNR Hasan Azis, kryetari i bashkisë së Kërxhalit, pjesë e udhëheqjes së DPS shprehu shpresë se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të jetë faktor në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin tonë. Ai bëri thirrje që të priten rezultatet përfundimtare të votimit parlamentar para se të nxirren përfundimet. "Ne gjithmonë kemi apeluar për një dialog midis palëve dhe mbi bazën e këtij dialogu të formulohen qëllimet e rëndësishme strategjike të vendit tonë për dekadat e ardhshme," shtoi Azis.
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..