Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reaksionet e para pas rezultateve të exit poll-it

| rinovuar më 21-04-05 12.31.PD
Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare /BSP/ refuzoi të komentojë rezultatet e exit-poll-it të agjencive sociologjike, njoftoi reporteri ynë Daniel Inkov. Sipas të dhënave të “Gallup”, partia "Ka një popull të tillë" papritur u shfaq si forca e dytë politike, përpara BSP.

BSP njoftoi se do të zhvillojnë një numërim paralel.

Udhëheqja e BSP kishte thënë se do të luftojë për t’u bërë forca e parë në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor, por nëse konfirmohen rezultatet paraprake do të jenë forca e tretë.

Ka shumë të ngjarë të ketë zgjedhje të reja, vuri në dukje lideri i VMRO-s Krasimir Karakaçanov para korrespondentes sonë në Pleven Llatinka Svetozarova. “Për fat të keq ndoshta nuk do të mund të formohet qeveri dhe do të duhet të zhvillohen zgjedhje të reja” – shtoi ai. Karakaçanov nënvizoi se VMRO nuk do të marrë pjesë në një qeveri me DPS (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari).

Sllavi Trifonovlideri i partisë “Ka një popull të tillë”, shkroi në profilin e vet në Facebook se ka simptoma të Covid-19 dhe është izoluar. Ai nënvizoi rëndësinë e rezultateve të zgjedhjeve të sotme, sepse sipas fjalëve të tij, fituesit janë zgjedhësit.

Nuk është e mundur të ketë kabinet të katërt të Bojko Borisovit, deklaroi në eterin e BNR-së Maja Manollva, liderja e formacionit “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” Sipas fjalëve të Manollovës forca politike e protestës është fituesi i madh në zgjedhjet parlamentare.

20-30 veta kanë dalë për të protestuar para centralit të GERB-it, transmetoi reporterja jonë Violeta Shikova. Protestuesit, të udhëhequr nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të bashkuar nga iniciativa civile "Sistemi po na vret", brohorisnin "Poshtë GERB".

“Koalicioni GERB-SDS” nuk duhet të rikujtojë çdo herë se i fiton zgjedhjet për të 14-ën herë me radhë” – deklaroi Ljuben Dillov nga koalicioni.  “Fituesit më të mëdhenj janë bullgarët, të cilët dolën për të votuar megjithë Covid-19”, shtoi Dillov, sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme do të ishin shumë të shtrenjta për vendin tonë.

“Unë ju propozojë paqe – t’i emërojmë ekspertët dhe ta ndërmarrim përgjegjësinë, që të dalim nga pandemia deri në dhjetor” – deklaroi Borisov.

“Në vend që të flasim se kush është më i madhi le të mendojmë se si të jemi më të konsoliduar, sepse bota na shikon”, - deklaroi Bojko Borisov në komentin e tij të parë në Facebook.

“A ka ndonjë, i cili të ketë përballuar 3 kriza – atë ekonomiko-financiare, krizën e migracionit dhe pandeminë” – pyeti ai në mëynrë retorike.

Njerëzit votuan për ndryshim në këto zgjedhje. Këtë e bëri të ditur kryetari i DPS Mustafa Karadajë në konferencën e shtypit këtë natë.

Para BNR Hasan Azis, kryetari i bashkisë së Kërxhalit, pjesë e udhëheqjes së DPS shprehu shpresë se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të jetë faktor në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin tonë. Ai bëri thirrje që të priten rezultatet përfundimtare të votimit parlamentar para se të nxirren përfundimet. "Ne gjithmonë kemi apeluar për një dialog midis palëve dhe mbi bazën e këtij dialogu të formulohen qëllimet e rëndësishme strategjike të vendit tonë për dekadat e ardhshme," shtoi Azis.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD