Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të Muldavës “Shën e Premtja” në bashkinë Asenovgrad. Manastiri është i themeluar gjatë shekullit të 14 dhe ka qenë një qendër e rëndësishme letrare në epokën e Rilindjes. Në bibliotekën e tij të pasur janë ruajtur dorëshkrime shumë të vjetra dhe të rralla, të cilat më vonë kanë qenë të plaçkitura dhe të shkatërruara. Pranë tij ka pasur dhe një shkollë kishtare, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1888.

Parashikohet një konservim dhe restaurim i kishës “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin , i cili është i dyti për nga madhësia në Bullgari, pas katedrales së patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Në pjesën veriore të kishës, ku është froni i Shën Joan Rillskit ka një mbishkrim unikal mural, me një kompozicion të ngjashëm të atij të pikturuar në kishën katedrale “Aleksandër Nevski”. Në të Mbreti Petër kërkon takim me vetmitarin e Rillës, i cili i refuzon dhuratat mbretërore dhe pranon vetëm frutat. Kureshtare është po kështu se në imazhet e ushtarëve mbretërorë janë pikturuar fytyrat e heronjve kombëtarë- Vasill Levski, Georgi Rakovski, Hristo Botev, Gjeorgi Benkovski, Todor Aleksandrov dhe Ljuben Karavellov. Autor i mbishkrimit mural është Gospodin Zheljazkov , i cili mbase ka pikturuar figurat e personaliteteve historike me ndihmën e uratave të mitropolitit të atëhershëm të qytetit Vidin, Neofit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaStudentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të..