Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stinët kalimtare kërkojnë një vëmendje më të përqendruar në rrugët e Bullgarisë

Më pak viktima në rrugë për dy muajt e parë të vitit

Foto: arkiv

Në dy muaj të këtij viti rënia e aksidenteve rrugore është shumë e vogël. Sipas statistikës, në territorin e Bullgarisë kanë ndodhur 689 aksidente të rënda rrugore. Viktimat janë rreth 50, kurse të plagosurit 858. Një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 tregon se numri i aksidenteve është pakësuar me 115, por është ulur në mënyrë të konsiderueshme numri i viktimave - me më shumë se 160 veta.

“Nëse kjo i dedikohet më tepër dhe vetëm pandemisë, unë mendoj se jo - vuri në dukje në intervistën për programin “Hristo Botev” të BNR inxhinieri Bogdan Millçev nga Instituti i Sigurisë Rrugore. Koha do të tregoj, sepse jemi dëshmitarë sesi përveç kufizimit të lëvizjes së njerëzve gjatë vitit të kaluar, një gjë tjetër reale të kryer mbi temën “Siguri rrugore” nuk ka.

Një fenomen karakteristik për Bullgarinë është numri i lartë i shoferëve të vetë-përplasur:

Bogdan Millçev

“Është e qartë se kjo është bërë si rezultat i një gabimi njerëzor, por unë e pyes veten pse ne bëjmë gabime njerëzore kaq shpesh në vendin tonë sesa në vendet e tjera? Shkaku është infrastruktura e cila është bërë kështu që ne lodhemi më shpejt.”

Shkaku kryesor për lodhjen e shpejtë të shoferëve është mungesa e shënimeve në rrugë. Përveç kësaj, rrugët nuk janë të ndriçuara mirë ka dhe një numër të madh vrimash dhe pabarazi. Inxhinieri Millçev është kategorik se është i nevojshëm ndryshim i mjedisit, në të cilin lëviz çdo një prej nesh si shofer. Por duket se akoma nuk ka ardhur momenti që kjo të kuptohet nga institucionet, të cilat janë të angazhuara me drejtimin e parrezikshmërisë rrugore.

“Tek ata shohim një fiksim të plotë për këtë të gjobiten sa më shumë shoferë, për të riedukuar sa më shumë prej tyre. Çdo shofer nuk mund të jetë garues i Formula 1 dhe të ketë kontroll  të plotë mbi makinën. Kur ulet pas timonit, ai duhet të respektojë rregullat, ta drejtojë rruga, kurse po të bëjë gabim, ta ruaj nga fundi fatal.”

Mes shkaqeve më të shpeshta për katastrofa në Bullgari janë mosrespektimi i kushteve të rrugës, tejkalimi i shpejtësisë, e cila çon deri në humbjen e kontrollit dhe të besimit të tepërt të shumë shoferëve të rinj  të cilët akoma nuk kanë grumbulluar përvojë të mjaftueshme pas timonit.

“Kjo është një periudhë kritike, gjatë së cilës stinët ndërrohen në kuadrin e 24 orëve. Kemi shi, mjegull, akull. Tani për shembull, njerëzit mendojnë se, tanimë ka ardhur pranvera, por temperaturat e ndryshueshme janë një nga shkaqet për incidentet e shpeshta. “

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD