Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tramvaji dhe trolejbusi i pikturuar tregojnë elemente të ngjashme nga kultura të ndryshme

“Galeri në rrota” u nisën nëpër rrugët e Sofjes

Piktorja Petja Ilieva prezanton bukurinë e trashëgimisë kulturore dhe historike në një projekt të ri

7
Foto: Desisllava Semkovska

Dy automjete nga transporti publik të “veshur” në mënyrë të pazakonshme dolën nëpër rrugët e Sofjes - tramvaji-galeri me elemente nga Bullgaria dhe Belgjika dhe trolejbus me motive folklorike nga Bullgaria dhe 21 shtete nga të gjitha kontinentet. Ky është edicioni i tretë i projektit Art4Diplomacy (“Art për diplomacinë”) të piktores bullgare Petja Ilieva.

Një tramvaj identik do të niset dhe nëpër rrugët e Brukselit

Vitin e kaluar Petja Ilieva tregoi pasurinë dhe bukurinë e popujve dhe kulturave të ndryshme në një shfaqje mode me kostume kombëtare.

Tramvaji numër 10 është i mbuluar me imazhe nga Bullgaria dhe Belgjika. Kolazhet e shkëlqyera, të cilat rrjedhin në mënyrë harmonike njëra në tjetrën, zbulojnë objekte të përafërta natyrore dhe arkitekturore, monumente historike dhe tradita nga të dyja shtetet.

Bursa e mallrave në Bruksel dhe Teatri Popullor “Ivan Vazov” në Sofje

Dhe shkaku është 120 vjetori i tramvajit të parë elektrik në Sofje. Më 1 janar 1901, Firma Belge „Electric Trams SA” instalon linjën e parë të tramvajit me gjatësi 23 kilometra, kurse Sofja kthehet në një nga kryeqytetet e para në botë me transport elektrik.

“Me Belgjikën kemi marrëdhënie të gjata historike, kulturore dhe ekonomike - sqaron piktorja. Deri në vitin 1935 ajo është investuesja më e madhe në Bullgari. Tani, përmes këtij tramvaji, u tregoj belgjianëve se ne ruajmë respektin dhe kujtimin nga puna jonë e përbashkët dhe në të njëjtën kohë iu japim mundësi në mënyrë të ndryshme të prezantojnë vendin e tyre përpara banuesve dhe miqve të Sofjes. Të dyja shtetet kanë më tepër gjëra të përbashkëta sesa mendojmë.”

Petja Ilieva dhe Shkëlqesia e Tij Frederick Morris, Ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari

Trolejbusët e Sofjes janë të parët në Ballkan. Trolejbusi numër 1 është “i veshur” me rastin e 80 vjetorit të vet, kurse imazhet tregojnë bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, në një simbiozë harmonike me këtë të vendeve të afërta dhe të largëta nga Evropa, Azia, Afrika, Amerika Veriore dhe Jugore. Këto janë kolazhet, të cilat kanë marrë pjesë në projektin e parë të Petja Ilievës.


Projekti i parë i Art4Diplomacy kishte jehonë shumë të gjerë jo vetëm në Bullgari por në të gjithë botën.

“E reja tani është përfshirja e Argjentinës. Ajo është vendi i parë jashtë Evropës, përveç Shtetet e Bashkuara dhe Irani, me të cilën Bullgaria (gjatë vitit 1931) vendos marrëdhënie diplomatike. Sivjet shënojmë 90 vjet nga kjo ngjarje. Kurse gjyshi i ambasadorit të tanishëm të Argjentinës tek ne - Shkëlqesia e Tij Allfredo Nestor Atanasov - është bullgar, i cili ka emigruar aty gjatë vitit 1911”- shënon Petja Ilieva.  


Të dyja mjetet e transportit nuk janë zgjedhur rastësisht - ato udhëtojnë nëpër linjat më të gjata, të cilat kalojnë përmes vendeve qendrore dhe të shënuara në kryeqytet. Ato do të mbeten për të udhëtuar nëpër rrugët e Sofjes një vit, që të mund t’i shikojnë më shumë njerëz dhe të kuptojnë se kur ne e nxjerrim kulturën në rrugë, atëherë ajo kthehet në një njohje dhe sjell një kënaqësi shumë më të madhe për krijuesin dhe dobi për shoqërinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..

botuar më 24-04-28 8.05.PD

Piktorja e ikonave Ekaterina Titova: Bullgaria është e mrekullueshme! Duajeni dhe vlerësojeni atë!

Midis biologjisë dhe ikonografisë kishtare, tangjentet janë të panjohura dhe të pakuptueshme për ata që i janë kushtuar shkencës. Për Ekaterina Titovën, Doktor i shkencave biologjike, e mësuar t'i qaset gjithçkaje në rrugën e logjikës, kisha vjen disi..

botuar më 24-04-27 10.10.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD