Një aktualizim i buxhetit mund të jetë i nevojshëm vetëm nëse situata pandemike përkeqësohet, tha në Parlament Ministri i Financave në dorëheqje Kirill Ananiev.
Për të luftuar Covid-19 që nga fillimi i krizës deri më 31 mars 2021 shteti ka dhënë 2.6 miliardë euro. 920 milion euro janë përdorur për të mbështetur ekonomitë familjare, 1.13 miliardë euro - për bizneset dhe 560 milion euro për ata që përfshihen drejtpërdrejt në kontrollimin e pandemisë. Rezerva fiskale është 4.35 miliardë euro. 1.8 miliardë euro prej tyre janë mjetet në Fondin e Pensionit. Për tremujorin e parë të vitit 2021 thesari ka një deficit prej 0.5% të PBB-së.
Plani kombëtar për futjen e euros është në një fazë të përparuar për të përmbushur afatin e fundit për përgatitjen - 30 qershor 2021, tha ministri. Ananiev theksoi se data për anëtarësimin në bashkimin monetar mbetet 1 janari 2024.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..