Presidenti Rumen Radev lëshoi një dekret për publikimin në Fletoren Zyrtare të Ligjit për ndryshimet dhe shtojcat në Kodin Zgjedhor, miratuar nga Legjislatura e 45-Kuvendit Popullor më 29 prill. Dekreti është me datë të sotme, ndërsa numri i jashtëzakonshëm i Fletores Zyrtare do të botohet nesër - 1 maj.
Çfarë përfshijnë ndryshimet?
Numri i qendrave të votimit jashtë do të jetë i pakufizuar, votoi përfundimisht Parlamenti. Pas një rivotimi të kërkuar nga GERB, votat "pro" ishin 117, "abstenuan" - 107 dhe 8 ishin "kundër". Ndryshimi u miratua pas debateve të nxehta në sallën plenare. Ndryshimi u propozua nga partia "Ka një popull të tillë" dhe në sallë u mbështet nga "Bullgaria Demokratike", "Ngrihu! Kriminelët jashtë!” dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/. Tashmë do të hapen seksione ku ka 40, dhe jo si më parë 60 deklarata për votim.
Deri më tani numri i seksioneve ishte kufizuar në 35 për shtetet jashtë BE, ndërsa limiti u kërkua nga GERB dhe “Fronti Patriotik” në vitin 2016 me idenë që të kufizohen në këtë mënyrë votat nga Turqia. Mirëpo, pas Brexit, kufizimi krijoi një problem për shkak të numrit të madh të qytetarëve aktivë bullgarë në Ishull, të cilët u ankuan se nuk kanë pasur mundësinë për të votuar.
Nuk do të ketë rajon “Jashtë shtetit”, sepse nuk u miratua metodika në të cilën do të formohen zonat e veçanta.
Njerëzit e vendosur në karantinë do të mund të parashtrojnë deklarata votimi edhe në vetë ditën e zgjedhjeve.
Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zvogëlohet nga 20 në 15 anëtarë. Ai do të emërohet nga presidenti mbi bazën e propozimeve nga partitë parlamentare dhe koalicionet, vendosën më në fund ligjvënësit me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryetari, nënkryetari dhe sekretari do të emërohen nga partitë politike, por tërë KQZ do të emërohet me dekret presidencial pas konsultimeve publike dhe një procedure të përcaktuar nga kreu i shtetit. Partitë dhe koalicionet që kanë eurodeputetë por nuk janë të përfaqësuar në parlament janë hequr nga KQZ.
U miratua gjithashtu propozimi për votim 100% me makinë në vend në qendrat e votimit me mbi 300 persona.
U vendos që të mos ketë votim me anë të postës jashtë vendit. U refuzua edhe propozimi për futjen e votimit eksperimental elektronik në distancë në zgjedhjet presidenciale.
Deputetët ranë dakord që duhet të ketë mbikëqyrje video në komisionet e seksioneve gjatë numërimit të fletëvotimeve dhe plotësimit të protokolleve zgjedhore. E gjithë kjo do të transmetohet në internet. Kontrollet më të rrepta po futen për t’u parandaluar shkeljet.
Kishte debate gjithashtu rreth futjes së votës mazhoritare. Në fund të fundit u miratua aplikimi i sistemit zgjedhor proporcional për zgjedhjen e deputetëve deri në zhvillimin e zgjedhjeve të para të rregullta parlamentare.Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria,..
Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së..
U takuam me Galina Kënevën gjatë vizitës së ekipit të transmetimit "Ura e besimit" në komunitetin kishtar ortodoks bullgar "Shën Patriku Evtimij i..